18.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Lirohet nga burgu ‘për sjellje të mirë’ ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert

Më të lexuarat

Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, është liruar me kusht nga burgu, pasi qëndroi në qeli 16 muaj, i akuzuar për korrupsion.

Olmert, i cili është dënuar me 27 muaj burg u lirua për sjellje të mirë teksa ka kryer gjysmën e dënimit.

Ehud Olmert, 71 vjeç, kryeministër i Izraelit në periudhën 2006-2009, ishte mes e 8 ish-zyrtarëve dhe biznesmenëve, të dënuar në mars të vitit 2014, në një rast korrupsioni me pasuri të patundshme.

Në shtator të vitit 2016 ai është dënuar me tetë muaj burg shtesë, lidhur me akuza se e kishte marrë një zarf me para nga një biznesmen amerikan, në këmbim për përfitime politike gjatë mandatit të tij si kryetar i qytetit të Jerusalemit, në periudhën 1993-2003.

Ehud Olmert gjithnjë është shprehur se është i pafajshëm, ndërsa akuzat kundër tij i ka vlerësuar si “gjueti brutale dhe e pamëshirshme e shtrigave”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit