1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

1 Ramazan

Më të lexuarat

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:
O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si  u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të  ruheni nga të këqijat. Agjërimi zgjat disa ditë, por,  nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke  udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët  e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar,  duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo  ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq,  kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është  më i dobishëm, në qoftë se e dini. [Kuran, 2: 183, 184]

Hadith

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi  i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur të vijë nata e parë e  muajit të Ramazanit prangosen shejtanët dhe xhinët rebelë, mbyllen  portat e zjarrit dhe nuk hapet asnjëra nga to, hapen portat e  Xhenetit dhe nuk mbyllet asnjëra nga to, pastaj thërret një thirrës:  O ti që e do të mirën nxito, o ti që e do të keqen ndalo! Allahu liron  njerëz nga zjarri, madje për çdo natë (të Ramazanit).” Këtë hadith e shënon Tirmidhiu, ndërsa Albani e cilëson si “hasen” (të mirë)

Synimi
Le të jetë synimi yt që të dalësh nga ky muaj me mëkate  të falura dhe të shndërruara në sevape (shpërblime)!

Shtesë
Selefët, gjashtë muaj e lutnin Allahun ta arrinin  Ramazanin dhe gjashtë të tjerë t’ua pranonte atë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit