8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nuk pakësohet pasuria me dhënie! – Tregim i madh si model për të gjithë

Më të lexuarat

Çfarë kanë të përbashkët DHËNËSIT dhe DËSHMORËT në premtimin e ALLAHUT?
Njëri e pyeti mikun e tij: “A nuk po ke frikë t’ju ndihmosh të varfërve këto ditë; kriza do të zgjasë gjatë, ka mundësi të kesh nevojë për ato të holla?”
Pyetësi mendoi se miku do t’i përgjigjet me porositë profetike: “Nuk pakësohet pasuria me dhënie!”, dhe: “Jep ti, që Allahu të të jap ty!”, por, përgjigjia ishte krejt ndryshe! – ai ia ktheu: “Dhënësit janë sikurse dëshmorët e lirisë, në arritjen e premtimit të Allahut, kur tha Allahu: “Për dhënësit dhe dëshmorët nuk ka frikë për çfarë i pret në të ardhmen, as mërzi e pikëllim për të kaluarën!”
U mendua pak, dhe filloi të hulumtoi përgjigjen e mikut nëpër libra..! dhe, në fakt, e gjeti përgjigjen në librin e Allahut, mu ashtu siç iu përgjigj miku, “Për ata nuk ka frikë për të ardhmen, as mërzi e pikëllim për të kaluarën!” Ky premtim i Allahut përmendet dy herë në favor të dhënësve, herën e parë në kaptinën el-Bekare, 262: ((Ata që shpenzojnë pasuritë e tyre në rrugë të Allahut, pa e përcjellë atë me përmendje të dhënies as dëmtim krenarie të pranuesve, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të ketë për ata frikë për të ardhmen, as mërzi e pikëllim për të kaluarën.)) Herën e dytë, në po të njejtën kaptinë, 274: ((Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen për ardhmëninë, as të pikëllohen për të kaluarën.))
Dhe, po i njëjti premtim iu premtua dëshmorëve të lirisë, në kaptinën Ali Imran, 170, 171: ((Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut! Jo, ata janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij, dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë martirë), sepse të tillët nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas).”
Vazhdon treguesi i tregimit: “Është hera e parë që vërejta një krahasim të tillë midis martirëve dhe dhënësve… dhënësit janë si dëshmorët, për të cilët nuk ka frikë për të ardhmen, as pikëllim e mërzi për të kaluarën!”
Kështu që, nëse vërtetë ke frikë se kriza do të vazhdojë, se paratë do të harxhohen, se sëmundja do të të mbërthejë, se do të humbasësh të dashurit dhe miqtë… jep, shpenzo, që të mos kesh frikë as pikëllim!

Hoxhë Rijad Misini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit