14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zv/ministri turk shndërrohet në hero në Pakistan

Më të lexuarat

Zëvendës ministri turk për Çështje Evropiane, Ali Shahin është shndërruar në hero të vërtetë në Pakistan që prej kur u përgjigj në thirrjen e një gruaje pakistaneze e cila kërkonte ndihmë për të gjetur djalin e saj të humbur.

Emigranti pakistanez Salman Khan, 23 vjeçar, humbi jetën dhjetorin e kaluar në Bullgari, ndërsa pas lutjeve të nënës së pikëlluar të të ndjerit, Shahin ndihmoi familjen Khan të locojë dhe të transferojë trupin e pajetë në Pakistan.

Shahin për Anadolu Agency (AA) rrëfen ngjarjen, respektivisht se si më 28 dhjetor të vitit të kaluar kishte parë lutjet për ndihmë të familjes pakistaneze të publikuara në rrjetet sociale.

“Ishin lotë të një nëne pakistaneze nga qyteti Peshawar që kërkonin ndihmë, larg nga Turqia rreth 4.000 kilometra”, tha Shahin.

Nëna e emigrantit të vdekur, Manra, siç rrëfen zëvendës ministri Shahin, e kishte lutur atë t’ia gjejë të birin, qoftë i gjallë apo i vdekur.

“Ishte letra më pikëlluese që ndonjëherë kisha pranuar”, kujton ai. Pas marrjes së letrës me një foto të Selmanit të zhdukur, zëvendësministri kishte filluar hapat e nevojshëm për të gjetur emigrantin për të cilin më vonë mësoi se kishte vdekur në rrethana tragjike.

“Pasi ishte futur në territorin e Bullgarisë forcat e sigurisë e kanë arrestuar që më vonë ta braktisin në kufirin turk në një natë të ftohtë ndërkohë që ia kishin marrë këpucët”, kujton Shahin.

I riu pakistanez ishte detyruar të qëndrojë në qiell të hapur ku dhe ka vdekur si pasojë e ngrirjes më 27 dhjetor, thotë zv /ministri turk.

“Është njëra nga shumë tragjeditë të përjetuara në kufijtë e ftohtë dhe jonjerëzor të Perëndimit”, tha Shahin.

Trupi i pajetë i emigrantit të ri pakistanez ishte gjetur përgjatë kufirit turko-bullgar, dhe më pas autoritetet turke e dërguan në Turqi.

Zëvendësministri theksoi se Selmani do të ishte varrosur në një varrezë të panjohur sikur familja e tij të mos paraqitej për ndihmë.

Pas autopsisë në Stamboll, trupi i pajetë u dërgua në Pakistan me një fluturim të Turkish Airlines më 29 dhjetor, ku ai përfundimisht u ribashkua me familjen e tij.

Nëna e Selmanit të ndjerë është plot mirënjohje dhe falënderim për Shahinin, i cili sipas saj ndihmoi mbylljen e një kapitulli të pikëlluar.

“Allahu e mori Selmanin nga unë, por ma dha Alinë (Shahin) në vend të tij”, tha përmes një linje telefonike nëna e pikëlluar.

Vëllai i emigrantit të ndjerë i tha zv/ministrit se nëna e tij tashmë e konsideron atë si birin e vet.

“Bashkë më Selmanin ishim tetë vëllezër dhe motra, dhe akoma jemi aq, duke llogaritur në ju”, rikujton Shahin fjalët e vëllaut të emigrantit të vdekur, ndërkohë që rrëfen se më vonë i kishte dërguar nënës së tij një tufë lulesh me një mesazh: ”Nga djali yt turk”.

Prej kur u përhap fjala në lidhje me aktin e mirësisë së zv/ministrit Shahin, nuk kanë të ndalur mesazhet e dashurisë dhe mbështetjes për veprën e tij.

Një përdorues në Twitter i shkroi atij: “Të fala për ju zotëri. Jo vetëm nëna e Selmanit, por të gjitha nënat dhe motrat e Pakistanit luten për ty”.

Zv/ministri tha se tashmë ka në plan të vizitojë Pakistanin sa më shpejt të jetë e mundur, ku dhe do të vizitojë familjen Khan dhe varrezat ku i ndjeri prehet përgjithmonë.

Sahin është një figurë e njohur dhe e respektuar gjerësisht në mesin e komunitetit pakistanez në Turqi por edhe jashtë.

Zv/ministri ka diplomuar në universitetin në Karaçi të Pakistanit dhe gjithashtu flet gjuhën urdu.

Sa u përket të rinjve nga Lindja që shkojnë në Perëndim për mundësi më të mira, Shahin tha se kjo është reflektim i natyrshëm për pasurinë e tyre e cila është eksploatuar në Azi, Lindjen e Mesme dhe Afrikë për qindra vjet.

“Ata janë në kërkim të lirisë, drejtësisë dhe pasurisë së vjedhur prej tyre”, përfundoi Shahin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit