8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zvicra bashkon myslimanët dhe hebrenjtë

Më të lexuarat

Katër vite më parë, hebrenjtë dhe myslimanët botuan deklaratën e tyre të parë të përbashkët kundër dhunës dhe paqes.

Që atëherë, pas nisjes së një dialogu, ata kanë kërkuar ta forcojnë atë në nivele të ndryshme.

Në majin e fundit, “Çmimi i dialogut të hebrenjve i Zvicrës” e ka dëshmuar këtë dëshirë dhe është shpërblyer, ndër të tjera, edhe për bashkëpunimin shembullor të një rabini dhe një imami.

Ky angazhim ndaj dialogut konstruktiv është i një rëndësie të jashtëzakonshme në një kohë kur marrëdhëniet mes hebrenjve dhe myslimanëve janë ndërprerë rëndë.

Të dy komunitetet fetare mendojnë se diskriminimi, ksenofobia dhe ekstremizmi në Europë, por edhe në Zvicër, po intensifikohen sërish, informon Albinfo. Prandaj, ky moment është zgjedhur mirë për të kundërshtuar këtë evolucion dhe për të predikuar dialogun, respektin dhe nderimin.

Shoqatat dëshirojnë të ndërhyjnë kudo, aty ku keqkuptimet, injoranca dhe refuzimi çojnë në intolerancë dhe racizëm – jo vetëm në lidhje me shumicën e shoqërisë, por edhe sa i përket anëtarëve të tyre.

FSCI, Platforma e hebrenjve liberale në Zvicër PJLS dhe Federata e Organizatave Islame në Zvicër FOIS bëjnë thirrje për myslimanët, hebrenjtë dhe të gjithë popullatës së Zvicrës:Ne duam të luftojmë me vendosmëri kundër antisemitizmit dhe islamofobisë dhe gjithashtu kundër racizmit!Ne duam të pranojmë dhe respektojmë të Tjerët dhe mendimet e tyre, edhe nëse nuk jemi gjithmonë dakord me ta!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit