7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Zëvendësministri Emin Krasniqi për katër muaj e vodhi veturën e shtetit

Më të lexuarat

Gjatë kësaj periudhe të përvetësimit jashtëligjor të veturës zyrtare, Emin Krasniqi kishte shpenzuar më shumë se 3700 euro karburante.
Zyra e Auditorit gjeneral në raportin e fundit për Ministrinë e Infrastrukturës ka gjetur një fakt skandaloz.
Sipas raportit, një zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës, edhe pse e kishte përfunduar mandatin në dhjetor të vitit të 2014, ai edhe për më shumë se katër muaj ka vazhduar ta mbajë dhe ta vozisë veturën zyrtare.
Lajmi.net merr vesh se ky zëvendësministër ishte Emin Krasniqi, aso kohe, zëvendës i Fehmi Mujotës.
Gjatë kësaj periudhe të përvetësimit jashtëligjor të veturës zyrtare, Emin Krasniqi kishte shpenzuar më shumë se 3700 euro karburante.
Veturën Nissan X-trial, ngjyrë e kaltër me targa 3Z, Krasniqi nuk kishte përtuar t’ua jepte edhe familjarëve të tij për nga një xhiro.
Vitin e kaluar, vetura shtetërore e Emin Krasniqit ishte ndaluar nga policia, mirëpo atë ishte duke e vozitur pa autorizim një i afërm i ish zv/ministrit.

Image

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit