Zejdi mohon zërat për përçarje në Lëvizjen Besa

0
94

Pas postimit në Fejsbuk të Muhamed Demiri nga fshati Sllupçan i Kumanovës ku flitej për përçarje në radhët e Lëvizjes Besa, duke shtuar që Skender Rexhepi – Zejdi dëshiron të bëhet kryetar, grupi i Adnan Azizit zgjedh Bilall Kasamin, ka reaguar Skender Rexhepi – Zejdi.

Në prononcimin e tij për Zhurnal ai mohon këto zëra duke shtuar se Bilall Kasami është kryetar i Lëvizjes Besa dhe do ta udhëheq këtë subjekt drejt fitores në zgjedhjet e ardhëshme.

“Lëvizja BESA është subjekt serioz i cili vepron kryekëput sipas statutit. Në anën tjetër e kam thënë dhe e përsëris që Dr. Bilall Kasami është kryetar dhe lider i Lëvizjes BESA i cili jo vetëm që do ta udhëheq Lëvizjen BESA drejt fitores në këto zgjedhje, por edhe ne shumë zgjedhje tjera dhe unë sikur e gjithë kryesia do të jemi në shërbim të udhëheqjes së tij. Bilall Kasami është kryetar, është i pastër ndaj çdo ofendimi të personaliteteve tona kombëtare apo fetare (përfshirë këtu edhe Muhamedin a.s.”, theksoi Zejdi