16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zbulohet skenari pse Presidenti Thaçi inskenon me presidentin serb Vuçiç

Më të lexuarat

Fillojnë të dalin fijet pse po vazhdon loja Thaçi-Vuçiç. U tha disa here se është në lojë çështja e gjykimit të gjykatës speciale në Kosovë, ku pala serbe (para bisedimeve) donte kokën e njerit nga të tre: Thaçi, Haradinaj ose Veseli. Kryeministri Haradinaj e ka provuar Gjykatën Ndërkombëtare te Hagës ku doli fitimtar dhe nuk ka se si preket nga gjykata speciale “për krimet e luftës” në Prishtinë. Mbeten Presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Veseli që të kënaqej oreksi serb si dhe për të barazpeshuar Serbinë e cila ka lenë në Hagë koka presidenti dhe shtetarësh të lartë. Vuçiç dhe disa ndërkombëtarë ia dijnë frikën Presidentit Thaçi ndaj gjykatës speciale dhe po e përdorin. Në të vertetë Hashim Thaçi ka qenë drejtues UÇK dhe ka merita në çlirimin e Kosovës, ashtu sikurse edhe Ramush Haradinaj, por kur iu duhej për balance politike ndërkombëtare, ata (të huajt) e morën kryeministrin Haradinaj me pranga për në Hagë. Këtë e ka frikë Presidenti Thaçi, ndaj po luan me kufinjtë, sipas dëshirës serbe. Nuk ka njeri në Kosovë dhe botë që beson se Serbia do të lëshojë Luginën e Preshevës pa asnjë këmbim në interes të saj, siç flitet Mitrovica e Veriut, Liqeni Ujmanit e Trepça.

Kosova po kërkon garanci për amnestimin e të akuzuarve eventualë nga Specialja si kusht për bisedimet me Serbinë, shkruan gazeta beogradase “Blic”
Akuza nga Gjykata Speciale e Kosovës nuk do të ngritën për së paku edhe një vit, përkatësisht deri sa të përfundojnë bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë, shkruar sot gazeta beogradase “Blic”.
“Nuk do të ketë fare akuza, së paku edhe një vit, përkatësisht deri sa të përfundojnë bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës në Bruksel”, i ka thënë gazetës një burim anonim i afër me pushtetin e Prishtinës. Sipas gazetës, vetë formimi i Gjykatës speciale “për krimet e UÇK-së” ka shkaktuar shqetësime dhe thekson se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tash e një kohë të gjatë numërohet si njëri ndër të akuzuarit e sigurt të kësaj gjykate. Mirëpo, sipas gazetës, duke pasur parasysh se Thaçi ka funksion të lartë politik, është pak e besueshme se ai, apo kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli “do të nxirren para drejtësisë”.
Gazeta citon avokatin serb Nebojsa Vlajic, i cili do t’i përfaqësojë viktimat e “krimeve të UÇK-së” të ketë thënë se po ashtu nuk pret fillim të shpejtë të gjykimeve.
“Shqiptarët negociatat e Prishtinës e Beogradit i kanë ndërlidhur me punën e gjykatës për krime të UÇK-së. Për ta gjykimi i pjesëtarëve të UÇK-së është shumë i rëndësishëm, prandaj po tentojnë që përfundimin e bisedimeve me Beogradin në Bruksel ta kushtëzojnë me një lloj garancie se do të amnistohen apo të dënohen pak për krimet në Kosovë”, ka thënë Vlajic, citon edhe gazeta metro.
Analisti politik Dusan Janjic i ka thënë gazetës se procesi i Brukselit dhe Gjykata speciale do të duhej të jenë të pavarur nga njëri tjetri, por megjithatë janë në korelacion.
“Pres që për këtë shkak gjykata së pari do të fillojë me lëndë më të vogla për krime ndërmjet shqiptarëve të cilat nuk do të zgjojnë vëmendje të madhe mediale, ndërsa vetëm kah fundi i 2019-tës do të fillojnë dy procese të mëdha, dhe atë përsëri të balancuara: kundër tregtisë me organe, por edhe kundër grupit gjakovar të funksionerëve të lartë të Ushtrisë së Serbisë”, thotë Janjic.

Pra iu kujton Thaçit dhe Veselit se nëse nuk bini në ujdi me palën serbe, siç duan Vuçiç, atëhere do të përfundoni nën hetim penal. Por penaliteti është me burg.

Pra doli më në fund se pse kanë filluar bisedimet me Vuçiç dhe se duket se pala serbe do të përfitojë në kurriz të Kosovës.

Spiten Prulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit