4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zbardhet autopsia – Dëshmi interesante për mënyrën se si u vra organizatori i grabitjes së miliona eurove në Rinas

Më të lexuarat

Zbardhet autopsinë e vrasjes së organizatorit të grabitjes në aeroportin e Rinasit katër ditë më parë Admir Murataj.

Sipas burimeve të Report Tv, Admir Murataj u ekzekutua gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë me një plumb në pjesën ballore të kokës.

Murataj u vra nga policia në momentin që do të digjte fugonin me të cilin u bë grabitja brenda aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.
Goditja në kokë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme Admir Muratajt, por në trupin e tij nuk është gjetur predha me të cilën është vrarë.

Ai u o vorros dje në vendlindjen e tij në Tropojë, ndërsa ende nuk është arrestuar asnjëri nga shokët e tij, të cilët arritën që të arratiseshin bashkë me milionat e eurove që grabitën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit