16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vrasja e politikanit lokal, arrestohen gjithë komisariati i policisë

Më të lexuarat

E gjithë policia e qytetit meksikan Ocampo është ndaluar nën dyshimin për përfshirje në vrasjen e kandidatit për kryetar të komunës, Fernadno Angels.

64 vjeçari u qëllua për vdekje nga njerëz të panjohur jashtë pronës së tij. Më shumë se 100 politikane javë vrarë në gjithë Meksikën para zgjedhjeve të 1 korrikut, shkruan BBC.

27 policët e vendit dhe sekretari lokal për siguri janë ndaluar nga forcat federale, për të hetuar përfshirjen e tyre në këtë rast.

Angeles ishte një biznesmen i suksesshëm me pak përvojë politike. Ai shihej si një person që nuk mund të duronte varfërinë, pabarazinë dhe korrupsionin, andaj edhe vendosi të garonte.

Meksikanët do të shkojnë drejt kutive të votimit të dielën e ardhshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit