4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vjen në shtëpi nga puna i mbushur me shqetësime? ‎(lexojeni këtë tregim të mençur …)‎

Më të lexuarat

Me një rast e punësova një zdrukthëtar të klasës së lartë që të më ndihmojë për ta rinovuar ‎shtëpinë e vjetër fushore, dhe sapo e përfundova ditën e parë të vështirë në atë punë. I ‎pëlciti goma kështu që e humbi një orë punë, pastaj i dështoi sharra elektrike, kurse tani ‎edhe kamioni i vjetër po refuzon të niset. Derisa po e vozitja për në shtëpi, ai qëndronte ulur ‎serioz në një heshtje të gurtë.‎

Pas mbërritjes, më ftoi për të më njoftuar me familjen e tij. Ndërsa ecnim drejt derës, ai për ‎pak kohë u ndal para një peme të vogël, duke i prekur majat e degëve me të dy duart. Para ‎se të hapej dera e shtëpisë, ai u transformua në mënyrë të jashtëzakonshme. Fytyra e tij e ‎mërrolur shkëlqeu me buzëqeshje dhe i përqafoi tre fëmijët e tij të vegjël dhe i dha një puthje ‎gruas së tij.‎

Pastaj më shoqëroi deri në makinë. Kaluam pranë pemës, ndërsa unë po digjesha nga ‎kurioziteti. E pyeta se çka ishte ajo që pashë më parë.‎

‎”Ah, kjo është ‘pema e brengave’, u përgjigj ai. “Unë e di që nuk mund tu shmangen ‎problemeve në punë, por një gjë është e sigurtë, ato probleme nuk i përkasin shtëpisë sime, ‎gruas dhe fëmijëve të mi. Kështu që unë i var në pemë çdo natë, para se të hyj në shtëpi. Në ‎mëngjes kur nisem për në punë, i marr përsëri.”‎

Për një moment, u ndal. “Por është qesharake …”, u qesh ai, “… kur vij në mëngjes për t’i ‎marrë përsëri, nuk ka aq shumë sa më kujtohet se i kam varur në mbrëmjen e kaluar.”‎

https://akos.ba//‎
Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit