5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vdes kryeministri i Etiopisë

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare kryeministri i Etiopisë, Melez Zenavi.

Televizioni shtetëror raportoi se Zenavi ka vdekur të hënën pas një “infektimi të papritur” kur po trajtohej në një spital jashtë vendit.
Meles ishte hospitalizuar në muajin korrik, ndërsa nuk ishin dhënë detaje për gjendjen e tij shëndetësore dhe arsyet e hospitalizimit, transmeton REL.
Ish-lideri i guerilas ishte në krye të vendit që pas dëbimit nga pushteti të Mengistu Haile Mariam në vitin 1991.
Televizioni shtetëror njoftoi se zëvendëskryeministri e njëherazi ministri i jashtëm i Etiopisë, Hailemariam Desalegn, do ta kryejë rolin e kreut të ekzekutivit të vendit./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit