7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Vdekja e Morsit, reagon “Vëllazëria Myslimane”

Më të lexuarat

Organizata e Vëllazërisë Myslimane pretendon se presidenti i parë i Egjiptit, i zgjedhur në mënyrë demokratike Mohamed Morsi është vrarë qëllimisht.

Në një deklaratë nga Vëllazëria Myslimane thuhet se “Morsi është vrarë qëllimisht” dhe është bërë thirrje për ngritjen e një komisioni hetimor ndërkombëtar në lidhje me vdekjen e Morsit.

“Morsi është mbajtur në kushte shumë të rënda në izolim. Ai u braktis në vdekje duke u privuar madje edhe nga të drejtat më të zakonshme, siç ishte e drejta për trajtim mjekësor. Për vdekjen është përgjegjëse administrata egjiptiane”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se Morsi ka rënë dëshmor dhe se në gjykatë ai ka mbrojtur të drejtat e popullit egjiptian.

Vëllazëria Myslimane i bëri thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizatave tjera për të drejtat e njeriut që të ushtrojnë presion ndaj regjimit egjiptian për t’i dhënë fund vdekjeve të ngadalta përmes neglizhencës mjekësore të zbatuar në burgjet egjiptiane.

Televizioni shtetëror egjiptian njoftoi se Mohamed Morsi ndërroi jetë në sallën e gjyqit ndërsa Ministria e Brendshme shpalli gjendjen e “gatishmërisë” në vend./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit