5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vazhdojnë ndihmat e SHBA-së për PYD/PKK-në

Më të lexuarat

SHBA-ja i ka dërguar shumë herë ndihma ushtarake gjatë këtij viti organizatës terroriste PYD e cila është krahu i armatosur i PKK-së në Siri. Ndërkohë që vetëm disa prej tyre janë zbuluar, vetëm në dy javët e fundit janë dërguar 3 herë ndihma ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndihmat e SHBA-së për organizatën terroriste PKK/PYD janë dërguar përmes aeroportit të ngritur në Haseke, vend ky që është nën kontrollin e këtij grupi terrorist, si dhe përmes aeroportit të qytetit Erbil në Irak.

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA në Haseke, thuhet se dërgesa e parë është kryer më 7 prill. Ngarkesa është dërguar përmes aeroportit Rumejlan. Helikopterët amerikanë shkarkuan në këtë aeroport ngarkesa të mëdha me ndihma ushtarake.

Burimet vendase tregojnë se ndihmat e Washingtonit janë të vazhdueshme për këtë organizatë. Gjatë muajve të verës, ndërkohë që zhvillohej operacioni i Munbiç-it ndihmat u intensifikuan, ndërsa me fillimin e operacionit të Rakka-s thuhet se ato vazhduan me të njëjtin intensitet dhe madje më shumë.

Në dy javët e fundit 3 ngarkesa të mëdha

Gazetari i AA-së në terren shpjegon se në dy javët e fundit ndihmat kanë ardhur gjithmonë e në rritje. Ai thotë se helikopterët e SHBA-së në datat 13 dhe 23 dhjetor kanë dërguar ngarkesa në aeroportin Rumejlan. Ndërsa më 27 dhjetor është dërguar ngarkesa më e madhe e dy javëve të fundit.

Ndërkohë që në Rumejlan zbarkuan avionë të SHBA-së, nga qyteti i Erbilit në rajonin e kontrolluar nga PYD/PKK janë dërguar kamionë të mbuluar. Përkundër zhvillimeve në terren zyrtarët amerikanë mohojnë ndihmat ushtarake ndaj PYD/PKK-së.

Gjithashtu disa orë pasi ambasadori Bass deklaroi më 7 prill se nuk i kanë ofruar ndihmë ushtarake organizatës, helikopterët e SHBA-ve kishin kryer dërgesa të mëdha ushtarake ndaj elementëve të PYD/PKK-së në Rumejlan.

Ndërsa zyrtarë të Turqisë pohojnë këto ndihma ushtarake të SHBA-së për PYD/PKK. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu, në një deklaratë në lidhje me këtë çështje u shpreh: “SHBA-ja deri më sot i ka dhënë armë YPG-së dhe pikë.”

Nga ana tjetër Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke folur për “Mburojën e Eufratit” ka thënë: “Koalicioni ndërkombëtar në fillim deklaronte që do të vazhdojmë deri në fund luftën kundër DEASH-it. Madje na akuzonin neve për ndihmë ndaj tyre. Ndërkohë tani askush nuk duket. Përkundrazi ata ndihmojnë organizatat terroriste duke përfshirë këtu DEASH-in, YPG dhe PYD-në.”

Bazat SHBA-PYD/PKK në rajon

SHBA-ja në tetor të 2015 ngriti bazën ajrore ushtarake në Rumejlan në verilindje të Haseke, ndërsa në marsin e kaluar ngriti bazën në fshatin Harab Ishk në jug të Kobanit (Ajn el-Arab). Baza në Rumejlan është e madhësisë sa që mund të ulen edhe avionët transportues, ndërsa në bazën në Harab Ishk aktualisht mund të ulen vetën helikopterët ushtarakë.

PYD/PKK synon që të formojë një zonë dominuese nën kontrollin e saj në linjën kufitare duke nisur nga rajoni Haseke në verilindje të Sirisë e deri në rajonin përballë qytetit Hatay të Turqisë. Ndërsa Turqia përsërit qëndrimin se nuk do të lejojë formimin e këtij “korridori të terrorizmit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit