14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ushtria e SHBA-ve kërkon ekzekutimin e rreshterit Bales

Më të lexuarat

Komanda e Ushtrisë së SHBA-ve do të kërkojë dënimin me vdekje për rreshterin Robert Bales, i cili akuzohet për vrasjen e shtetasve paqësorë afganë në mars të këtij viti, thuhet në një komunikatë të Ushtrisë së SHBA-ve.

Avokati i ushtarakut, John Henry Browne, tha se një vendim i tillë ka të bëjë me dëshirën e ushtrisë amerikane për të bërë një sy qorr e një vesh shurdh ndaj gabimeve të veta.

Mbrojtja e Bales beson se rreshteri mund të vuante nga stresi post-traumatik, që mund t’i jetë shkaktuar si rezultat i disa periudhave të shërbimit ushtarak në Irak dhe Afganistan.

Natën e 11 marsit Bales hapi zjarr kaotik me armë duke vrarë 16 persona – shumica e të cilëve ishin gra dhe fëmijë – në dy fshatra në provincën afgane të Kandaharit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit