14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

‘Uragani shqiptar’, kampion i botës në WBU

Më të lexuarat

Boksieri shqiptar, Tefik Bajrami, i njohur ndryshe edhe si ‘Uragani shqiptar’, ka fituar duelin ndaj argjentinasit, Diego Javier Sanabria.

Ky meç ishte i vlefshëm për titullin e botës në versionin WBU (World Boxing Union).

Meçi është zhvilluar në Kriens-Luzern, ku boksieri shqiptar ka pasur përkrahjen edhe të shqiptarëve. Ai ka qenë më i mirë se kundërshtari, i cili në fund është dashur të pajtohet me humbjen, shkruan albinfo.ch.

Për Bajramin, ky ishte një duel me rëndësi në karrierën e tij, duke dëshmuar se ende është në formë dhe i gatshëm për betejat e radhës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit