7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Unë nuk kam kur të falem, më duhet të punoj, se edhe puna është ibadet!

Më të lexuarat

Disa muslimanë si justifikim pse nuk e falin namazin thonë: Ne punojmë, edhe puna është ibadet. Ne e fitojmë furnizimin për familjet tona.

Mungesa e logjikës në këtë shembull është shumë e qartë!
Fjala ibadet, para së gjithash, është koncept fetar. Për një fjalë apo veprim të thuhet se është ibadet, ajo duhet të jetë e urdhëruar nga Allahu i Madhërishëm dhe i Dërguari i Tij savs.
Në cilin vend në Kur’an thuhet: Nuk ka nevojë për namaz, sepse edhe puna juaj është ibadet?

Në cilën përmbledhje të haditheve thuhet: Derisa jeni duke punuar mos falni namaz, sepse edhe ajo është ibadet!

Përkundrazi, ne e shohim se Zoti ynë i lavdëron besimtarët të cilët tregtia nuk i pengon nga namazi: Njerëzit, të cilët shitblerja nuk i pengon në të përmendurit e Allahut dhe të cilët bëjnë namazin dhe japin zekatin, dhe të cilët druajnë nga Dita, në të cilën zemrat dhe shikimet janë të shqetësuara, – (e lavdërojnë Allahun) që Allahu t’i shpërblejë ata me dhuratat më të mira për atë që kanë punuar, e që t’jua shtojë atyre dhuntinë e Tij. E, Allahu e furnizon kë të dojë, pa llogari. (en-Nur, 37-38)

Këto ajete një mënyrë të sigurtë na bëjnë të njohur se puna, me qëllim të furnizimit, nuk mund të jetë pengesë për ibadet. Të reflektojmë, Zoti ynë, i Cili na e ka urdhëruar namazin, a nuk e ka ditur se ne do të punojmë? Po, puna është ibadet dhe jo vetëm puna, por ibadet mund të jetë edhe çdo punë e mirë që kemi bërë. Por me kusht: Së pari, duhet ta falim namazin, pastaj do të kemi një qëllim të mirë.

Pra, do të themi: Zoti im është pronari i vërtetë i pasurisë. Ai na jep furnizim. Mirëpo, për ta fituar këtë furnizim, na urdhëron që të punojmë. Dhe ne në kuadër të urdhrit dhe kënaqësisë së Tij, në një mënyrë të lejuar, përpiqemi që ta fitojmë, dhe me këtë nijet do të punojmë. Ja pra, me namaz bashkë me këtë nijet çdo gjë që bëjmë mund të jetë ibadet.

Mirëpo, pa kryerjen e namazit veprat tona të mira nuk janë ibadet. Madje edhe nëse janë, një ibadet nuk mund të jetë justifikim për mos kryerjen e një ibadeti tjetër. Kur jemi te kjo, janë shumë të gabuara dhe kontradiktore fjalët: Unë nuk mund të falem, por agjëroj dhe jap zekat. Për shkak se i njëjti është Ai që e ka urdhëruar edhe namazin edhe agjërimin. Asnjë ibadet nuk është pengesë për ibadetin tjetër, secili prej tyre ka vende dhe kohë të ndryshme.

//Akos.ba // Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit