4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

U tha të moshuarve “Nxitoni dhe vdisni!”, kërkon ndjesë zv/kryeministri japonez

Më të lexuarat

Sipas “Telegraph” 72-vjeçari tha para Këshillit Kombëtar për Reformat në Sigurinë Sociale se pacientët e sëmurë rëndë duhet të lejohen të vdesin më shpejt në vend që të shpenzohen miliona dollarë për trajtimin e secilit prej tyre.

“Nuk mund të flini të qetë kur mendoni se gjithçka paguhet nga qeveria. Kjo nuk ka zgjidhje tjetër vetëmse t’i lejosh të vdesin”, tha ai duke iu referuar personave që mbahen në jetë me anë të aparaturave.

Disa orë pas kësaj deklarate, përballë thirrjeve për dorëheqje, 72-vjeçari Taro kërkoi ndjesë, duke u përpjekur që të shpjegohej më mirë. “Unë thashë atë që mendoj personalisht, jo atë që mendoj se duhet të jetë sistemi ynë shëndetësor. Megjithatë, besoj se është e rëndësishme që kushdo të kalojë ditët e fundit të jetës në paqe dhe më duket e pakuptimtë që shumë persona, praktikisht të vdekur, të mbahen në jetë artificialisht, duke rënduar shtetin me një kosto financiare gjithmonë e më të papërballueshme”. 

Japonia – vendi i 10-të më i populluar në botë – është kthyer në një nga vendet që po plaken më me shpejtësi, diçka që mendohet se do të ndikojë shumë në gjendjen sociale dhe shërbimet shëndetësore.

Në Japoni Aso njihet si një politikan që bën vazhdimisht gafa – që arritën kulmin gjatë kohës që shërbeu si kryeministër në vitin 2009, kur edhe u tha studentëve se të rinjtë nuk duhet të martohen pasi janë shumë të varfër dhe për rrjedhojë jo të denjë për respekt./Start/F. P./ kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit