4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

U shtir si i pastrehë, ky milioner tregon përvojën e tij

Më të lexuarat

Me rastin e një feste kombëtare një sipërmarrës i Iowa-s gjeti një mënyrë krejtësisht të veçantë dhe krijuese për të qenë bujar me njerëzit.

Ai filloi të ‘sillet’ rrugëve si një i pastrehë, duke mbajtur me vete zarfet për të gjithë ata njerëz që u treguan bujar me të. Zarfet kishin nga 10 deri në 100 $.

Një nga personat që përfitoi këtë zarf ishte Rob Taylor, i cili mbeti jo pak i shokuar nga kjo dhuratë festash dhe tha se:

“Gjëja e parë që bëra ishte të merrja gruan time në telefon, dhe madje me shumë vështirësi gjeja fjalët. I thashë asaj; “Nuk do të besosh dot se çfarë më ka ndodhur”.

Taylor mbeti i mallëngjyer nga gjesti i Wright, nga ky gjest i cili kujton se festat nuk janë vetëm për të dhënë dhe për të marrë dhurata por janë momenti i duhur për të ndihmuar njerëz në nevojë.

Milioneri shkruan për përvojën e tij si një i pastrehë, se mbeti i mahnitur nga bujaria e njerëzve. Në vetëm katër orë të kësaj “pune”, mori 363 dollarë dhe dy cent në të holla, tre sanduiçë, dy donuts, një paketë m & m, një mollë dhe një palë dorashka.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit