9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

U prezantuan si turistë, kapen dy shqiptarët me kokainë 100 mijë €

Më të lexuarat

Dy shqiptarë në Raguza, të cilët u prezantuan si turistë u arrestuan me 1.1 kg kokainë. Sipas mediave italiane, të dy shqiptarët, H.E 28 vjeç dhe A.J 20 vjeç kishin fshehur kokainën e pastër në motorin e makinës.

Ata nuk kishin leje qëndrimi në shtetin italian dhe tentuan t’i fshiheshin këtij fakti me pretendimin se ishin turistë. Pas ndalimit ata u shoqëruan për verifikim, por veprimet e tyre krijuan dyshime të forta tek autoritetet të cilat vijuan më pas kontrollet në makinën e tyre duke gjetur kokainën e fshehur në pjesën e motorit.

Mësohet se vlera e së cilës nëse do të dilte në treg të zi arrinte në 100 mijë euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit