14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Turqia zotohet të mbrojë firmat nga trajtimi “i padrejtë” i SHBA-së

Më të lexuarat

“Kemi dyfishuar tarifat për 22 produkte të importuara nga SHBA”, tha ministrja turke e Tregtisë Ruhsar Pekcan

 

Turqia asnjëherë nuk do të shmangë mbrojtjen e firmave turke nga trajtimi i padrejtë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha ministrja turke e Tregtisë Ruhsar Pekcan, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një takim konsultativ të tregtisë dhe marrëdhënieve ekonomike Turqi-Afrikë në Ankara, Pekcan tha se Turqia do të vazhdojë të ndërmarrë hapat e nevojshëm.

“Kemi dyfishuar tarifat për 22 produkte të importuara nga SHBA, duke u përgjigjur ndaj sanksioneve amerikane me 553 milionë dollarë tarifa shtesë mbrëmë”, tha Pekcan.

“SHBA është partner i rëndësishëm tregtar i Turqisë, por jo i vetmi. Kemi edhe partnerë të tjerë dhe tregje alternative”, shtoi ajo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit