4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Turqia zë vendin e tretë në botë për turizmin e shëndetësisë

Më të lexuarat

Për arsye të shumta si çmimet, cilësia, kushtet teknike, afati i pritjes dhe mundësitë e mjaftueshme, shumë të sëmurë vijnë për tu kuruar në Turqi.

 

Në turizmin e shëndetësisë, vitet e fundit, Turqia ndriçon si një yll.

Për arsye të shumta si çmimet, cilësia, kushtet teknike, afati i pritjes dhe mundësitë e mjaftueshme, shumë të sëmurë vijnë për tu kuruar në Turqi.

Numri i pacientëve të ardhur për kurim në vitin 2017 në Turqi arriti në 700 mijë.

Në vitin 2008, numri i turistëve që realizonin udhëtime në Turqi për arsye shëndetësore, ishte gjithsej 75 mijë.

Turizmi i shëndetësisë në dekadën e fundit është dhjetëfishuar.

Në vitin 2018 parashikohet që 850 mijë pacientë të vijnë për tu kuruar në Turqi, madje kjo shifër mund ti afrohet edhe milionit.

Turqia preferohet më shumë se Evropa veçanërisht për cilësinë dhe çmimet që ofron.

Operacionet në Turqi bëhen me çmime shumë më të përshtatshme në krahasim me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera perëndimore. Kjo shifër herë pas here bie edhe deri në raportin 1 në 10.

Për shembull; ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çmimi mesatar për Koronarografinë është 47 mijë dollarë, në Turqi është vetëm 5 mijë dollarë. Kjo shifër në Indi, ku bëhet e ditur se çmimet e kurimeve mjekësore janë të ulëta, është 11 mijë dollarë.

Zëvendësim i valvulës së aortës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kushton mesatarisht 150 mijë dollarë kurse në Turqi është pothuajse dhjetëfish më pak, rreth 17 mijë dollarë.

Operacioni i protezës së gjurit, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është 48 mijë dollarë, në Turqi është 11 mijë dollarë.

Në Turqi edhe afati i pritjes është i shkurtër.

Për shembull; në Angli për një operacion duhet të presësh 6 muaj. Në vendet perëndimore afati i pritjes për operacionin e protezës së gjurit është 18 muaj, kurse në Turqi është më së shumti 2 javë.

Në vitin 2016-të në Turqi më shumë pacientë erdhën nga Gjermania, ndjekur nga Azerbajxhani, Iraku, Siria, Turkmenia, Anglia, Holanda, Rusia dhe Arabia Saudite.

Në Turqi vijnë shumë të sëmurë nga Evropa, Rusia, Republikat Turke dhe Gjiri Persik dhe kjo gjendje tregon se sa e preferuar është Turqia në këtë fushë.

Turistët që do të kurohen vijnë më shumë në Stamboll, Antalya dhe Ankara.

Pacientët paraqiten më shumë në urgjencë, sëmundjet e syve, gjinekologji dhe lindje. Këto degë ndiqen nga pediatria për sëmundjet e fëmijëve dhe sëmundjet e brendshme.

Pacientët vijnë më shumë në Turqi gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht.

Në një raport të publikuar në muajin maj 2018-të nga Gazeta Ndërkombëtare e Udhëtimit Shëndetësor (International Medical Travel Journal IMTJ) bëhet radhitja e vendeve në lidhje me vlerat e turizmit shëndetësor.

Në këtë radhitje Turqia zuri vendin e 3 me 600 milionë dollarë. Në këtë radhitje nuk u përfshinë disa degë të tilla si turizmi i kirurgjisë plastike dhe Banja Termale (SPA) si dhe shëndeti i turistit.

Vendin e parë e zunë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa vendin e dytë e zuri Koreja e Jugut.

Tajlanda zuri vendin e katërt ndërsa vendin e pestë e zuri Gjermania.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit