4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Turqia vazhdon t’u vijë në ndihmë fëmijëve shqiptarë

Më të lexuarat

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) inauguruan të hënë pasdite kopshtin për fëmijë Nr.18 në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, mobilimi i të cilit është realizuar nga TIKA.

 

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) inauguruan të hënën pasdreke kopshtin për fëmijë Nr.18 në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, mobilimi i të cilit është realizuar nga TIKA.

Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Necip Özay Özütok, si dhe familjarë të fëmijëve që frekuentojnë këtë kopsht.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, kryetari i Bashkisë së TiranësErion Veliaj, gjatë ceremonisë së inaugurimit falënderoi qeverinë e Turqisëambasadën dhe TIKA-n për kontributin e dhënë për këtë institucion të arsimit parashkollor.

“…Kopshti jo vetëm është rregulluar komplet, por i janë shtuar hapësirat, ku kemi kaluar nga një kopsht me 150 fëmijë në një kopsht që thuajse tani ka 300 fëmijë. Ne vërtetë investuam dhe rikonstruktuam kopshtin, por kishim nevojë për një ndihmë me mobilet që shumë bujarisht qeveria turke, ambasada turke, TIKA na dhanë mobilet më moderne. Ky bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, të cilët ndihmojnë me gjëra konkrete, me diçka të prekshme siç ishte mobilimi i këtij kopshti, bëri që të dyja fuqitë bashkë, bashkisë dhe Qeverisë turke të realizonim në kohë rekord këtë projekt të kopshti…”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në fjalën e tij tha se në kuadër të politikës së jashtme të qeverisë së Turqisë në lidhje me ndihmat humanitare këto ndihma kanë një rol shumë të rëndësishëm në të gjithë botën.

Turqia ka një rol të rëndësishëm në dhënien e ndihmës në të gjithë botën duke filluar nga Azia, Afrika Amerika Latine, Ballkani dhe Lindja e Mesme.

Turqia në vitin 2017 ka investuar më shumë se 7 miliardë dollarë ndihmë duke u përzgjedhur kështu si vendi me bujar në botë përsa i përket ndihmave…”, tha ambasadori turk.

Gjithashtu ambasadori citoi tha se “…Në kuadër të këtyre ndihmave ne realizojmë edhe projekte në Shqipëri, një vend mik dhe i dashur për ne. Numri i projekteve të realizuara nga TIKA në Shqipëri janë mbi 500 projekte….

Duke folur për inaugurimin e kopshtit Nr.18, ambasadori Yörük tha se ky investim bëhet për fëmijët, të cilët janë e ardhmja e vendit.

TIKA me këtë projekt ka realizuar mobilimin e ambienteve të kopshtit dhe pajisjet për këndin e lojërave për këtë institucion të arsimit parashkollor në Tiranë.

– Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri –

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit