8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Tubime në Londër në mbështetje të emigrantëve

Më të lexuarat

Gjendja e rënduar e emigrantëve nëpër kampet e Francës ka ngjallur reagimin e grupeve mbrojtëse dhe mbështetëse të emigrantëve në Londër.

Sipas një njoftimi të kanalit televiziv iranian në gjuhën angleze Press Tv, qytetarët e kryeqytetit anglez Londër, janë ngritur në protesta kundër kushteve të rënda në të cilat mbahen emigrantët në qytetin bregdetar Kale në Francë.
Protestuesit janë mbledhur përballë ambasadës franceze në Londër dhe nga qeveria e Anglisë kërkuan të ndërmarrë më shumë masa për mbrojtjen dhe mbështetjen e emigrantëve dhe nxjerrjen e tyre nga ky kamp.
Protestuesit e kanë cilësuar shumë të keqe politikën e Dejvid Kamerun kundrejt çështjes së emigrantëve dhe me këtë rast kanë kritikuar edhe qeverinë franceze.
Vlen të theksohet se Fabienne Buccio kryeinspektori i ministrisë së brendshme të Francës ditën e premte kërkoi largimin e gjysmës së emigrantëve të njohur me emrin emigrantëve të pyllit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit