4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Trump: SHBA nuk do të jetë më forca policore në Afganistan

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se vendi i tij nuk do të jetë më forca policore në Afganistan pas 19 vitesh, duke bërë thirrje për tërheqjen e trupave amerikane, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne në Afganistan po veprojmë si forca policore, jo si forcë luftarake që jemi. Pas 19 vitesh, është koha që ata të bëjnë policin në shtetin e tyre”, shkroi Trump në Twitter.

Ai gjithashtu theksoi se Washingtoni duhet të vazhdojë ta mbikëqyrë nga afër Afganistanin pa pasur prani ushtarake, duke paralajmëruar një kthim më të fuqishëm nëse është e nevojshme.

“Kthejini ushtarët tanë përsëri në shtëpi, por nga afër shikoni se çfarë po ndodh dhe goditni me një vetëtimë si asnjëherë më parë, nëse është e nevojshme!” shkroi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit