10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Tronditet Belgjika, helmohen nga salmonella 118 nxënës nga 37 shkolla

Më të lexuarat

Rreth 118 nxënës nga 37 shkolla në zonën flamane të Belgjikës, janë infektuar me bakterien salmonella.

Agjencia Federale për Sigurinë e Ushqimit (AFSCA) thotë se ka pezulluar aktivitetin e kompanisë për shpërndarjen e ushqimit, raporton AA.

Ata konfirmuan se lazanja të cilën e kanë ngrënë fëmijët, ishin të infektuara me salmonellë. Pronari i kompanisë Herve Vervaeck deklaroi se kompania punon që nga viti 1974 dhe se për herë të parë përballen me një situatë të tillë.

“Jemi të vetëdijshëm së ky është një rast i madh. Shpresoj se problemi do të zgjidhet në afatin më të shpejtë kohor. U kërkojmë ndjesë familjeve dhe fëmijëve”, thuhet në deklaratë.

Kompania ka shpërndarë ushqime për fëmijët në 120 shkolla, prej të cilave 30 janë parashkollore.

Kryesisht njerëzit e infektuar me salmonellë kanë diarre, ethe dhe dhimbje stomaku në kohëzgjatje nga 8 deri në 72 orë. Shumica e njerëzve kurohen për disa ditë pa ndonjë trajtim shtesë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit