Tiranë, vranë gardianin e burgut 313, arrestohen autorët

0
51

Arrestohet në Kapshticë një i dyshuar për vrasjen e policit të burgjeve Ymer Hajdari. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 38-vjeçari Beqir Xheçuka nga Mamurrasi i cili dyshohet se është në nga vrasësit e policit të burgut 313 në Tiranë.


Sipas informacioneve Xheçuka u arrestua nga policia kufitare e Kapshticës në mesnatë në kufirin e gjelbërt teksa së bashku me 6 klandestinë po përpiqte të kalonte ilegalisht drejt Greqisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës pranë Unazës së Re në Tiranë ku oficeri i burgut 313, Ymer Hajdari, u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij. Viktima ka qenë duke dalë me makinë nga rrugica ku banonte për në rrugën kryesore kur e kanë qëlluar me armë zjarri.
Sipas policisë vrasja e oficerit të burgut dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrje./bs/kohaislame