8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

THAÇI PËRSËRI NUK SHKON TE JASHARAJT, ISA PO

Më të lexuarat

Kryeministri Hashim Thaçi ka bërë homazhe në kompleksin Memorial në Prekaz, por për dallim nga Kreu i LDK’së Isa Mustafa, Thaçi nuk ka shkuar fare në Odën e Jasharajve. Në fakt , Thaçi ka kohë që i ka ndalë vizitat në Odën e kësaj familjeje për shkak të raporteve gjithnjë e më të ftohta me këtë familje. Sido që të jetë , politikanët nuk i kanë ndalë vizitat tek ky memorial me arsyetimin se atje shkojnë për të marrë “energji të reja”.

Balotazhi i çon në Prekaz

Liderët e institucioneve dhe partive politike kanë bërë homazhe të enjten para monumenteve të heronjve. Kështu Isa Mustafa ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe para shtatores së Komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti dhe te varri i Presidentit Rugova.

Të njëjtën e ka bërë edhe Kryeministri Hashim Thaçi i cili përveç Prekazit dhe shtatores së Zahir Pajazitit ka vendosur lule edhe para shtatores të Presidentit Rugova në sheshin që e mban emrin e tij.

Homazhe ka bërë edhe lideri i AAK’s Ramush Haradinaj. Përveç nderimeve që u bëjnë zakonisht këtyre figurave duket se këta liderë kanë shfrytëzuar rastin për t’u dukur pak në opinion edhe për shkak t balotazhit t 1 dhjetorit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit