5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Tërnava akuzon Komunë e Prishtinës për Xhaminë e Çarshisë, nënshkruan memorandum me TIKA-n

Më të lexuarat

Restaurimi i Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë dhe Xhamisë së “Gazi Mehmed Pashës” në Prizren do të bëhet nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim –TIKA.

Kjo e fundit do të bëjë financimin ndërsa Ministria e Kulturës do të përkujdeset që të zbatohet Ligji për Trashëgimi.

Naim Tërnava nga Bashkësia Islame e Kosovës ka deklaruar se xhamia në Prishtinë që gjashtë vite është mbetur peng i Komunës së Prishtinës dhe Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi ka shpjeguar përgjegjësin që kanë nga si ministri.

“Obligimet e Ministrisë së Kulturës janë që të sigurojë që pjesa e procedurave administrative dhe e mbikëqyrjes së zbatimit të projekteve të bëhet konform ligjit për trashëgimi kulturore”, ka thënë ai.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç vlerëson se me restaurimin e tyre do të përfitojnë të dy popujt.

“Me punimet që do të bëhen do të përfitojnë gjeneratat e ndryshme, te të cilat do të trashëgohen monumentet…..shpresojmë se këto monumente do të jenë një lidhje e fortë mes dy vendeve edhe popujve tonë”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Myftiu Naim Tërnava nga Bashkësia Islame e Kosovës ka thanë se këto dy xhami janë më të vjetrat në vendin tonë e ndër më të veçantat edhe në Ballkan.

“Ka qenë e padrejtë, që për gjashtë vite e kemi rrethuar atë xhami dhe e kemi mbajtur të burgosur…duke pasur parasysh që xhamia e “Sulltan Muratit” dhe disa tjera janë letërnjoftim i Prishtinës së Vjetër…është një e padrejtë e madhe që ka mbetur në atë gjendje për shkak të mosmarrëveshjeve mes Komunës së Prishtinës dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve”, ka thënë ai.

Xhamia e Çarshisë në Prishtinë njihet edhe si xhamia e Gurit apo e “Sulltan Muratit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit