6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Të shpallurit ligj nga dikush tjetër përveç Allahut

Më të lexuarat

Çdo kush që e bën diçka uaxhib, ndërkohë që  Allahu dhe i Dërguari i tij (Muhamedi, sallallahu alejhi ue selem)  nuk e kanë bërë uaxhib, apo bën diçka të ndaluar (haram), ndërkohë që Allahu dhe i Dërguari nuk e kanë bërë të tillë, ai ka bërë ligj atë që Allahu nuk e ka bërë të tillë (ligj).

Allahu i Lartësuar në suren Shura, ajeti 21, ka thënë “A mos kanë ata (zota ose idhuj) që u përcaktojnë atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi Allahu? Po sikur të mos ishte fjala vendimtare (e Allahut që shpërblimi dhe dënimi të jenë në ahiret), do të kryej dënim i dhembshëm mbi ta. E, megjithatë, mohuesit do të kenë dënim të dhembshëm.”

Në suren Nahl, ajeti 116, Allahu thotë: “Mos i thoni asaj gënjeshtrës së gjuhëve tuaja: ‘Kjo është hallall e kjo është haram’ e të shpifini ndaj Allahut gënjeshtrën. Vërtet, ata që shpifin gënjeshtër ndaj Allahut, nuk kanë shpëtim.”

Argumentet nga Suneti për këtë temë janë të shumta. Një herë Muhamedi (salallahu alejhi ue selem)  i ka lexuar një ajet Adij ibn Hatim (i cili ishte i krishter, pastaj e pranoi Islamin) në të cilin thuhet: “Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër çifut) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota përveç Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) përveç për adhurimin ndaj Allahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij. I lartë është Ai nga ajo që i shoqërojnë.” Teube, 31.

Adiu i tha që ne nuk i adhuronim ata. Profeti (salallahu alejhi ue selem) i tha se ata ishin që ua bënë të lejuarën të ndaluar e të ndaluarën të lejuar dhe ata i pasuan. (Tirmidhiu. Hadithi është hasen.)

Rregulli shpjegon dhe sqaron shirkun e bindjes apo nënshtrimit. Ky shirk ndodhë kur i bindesh apo nënshtrohesh krijesave, ndërkohë që e kundërshton Krijuesin (Allahun).

Këtë e sqaron hadithi, të cilin e transmeton Aliu, se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk ka bindje ndaj krijesës kur kundërshtohet Krijuesi.” Hadithin e transmeton imam Muslimi në “Sahihun” e tij. Kjo ka kuptimin se bindja dhe nënshtrimi ndaj krijesave, kur kundërshtohet Krijusesi, quhet shirk i nënshtrimit dhe bindjes.

Husein es Serraxh

Përktheu: Erion Sula

02.06.200

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit