14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Tavë me perime të ndyshme

Më të lexuarat

Kjo tavë është me të vërtetë shumë e thjeshtë në përgatitje. Mjafton ti vendosim e ti pjekim në tavë të gjitha perimet dhe pjata është gati. Mund të shtoni sipas dëshirës edhe perime të tjera.

Përbërësit për Tavë me perime të ndyshme

1 karrotë

1 spec

1 kungull i vogël

1 patate

1 finok

1 patëllxhan i vogël

200 gr lulelakër jeshile

1 qepë

pak vaj ulliri

pak kripë

pak rigon

Përgatitja

Lajmë mirë të gjitha perimet. Qërojmë pataten, qepën dhe karrotën. I presim perimet ne copa dhe i vendosim në një enë të madhe. Pasi i kemi prerë të gjitha, i hedhim sipër kripë, shumë rigon e vaj ulliri. I përziejmë mirë me lugë druri. Në një tavë vendosim letër furri e mbi të hedhim perimet. Shtojmë dhe 2-3 lugë uji dhe e vendosim tavën të piqet në furrë. Pasi janë pjekur, i shërbejmë perimet të ngrohta ose edhe të ftohta janë të shijshme./AG/kohaislame.com

Ju bëftë mirë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit