14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

‘Super-skandali’: Kisha australiane merr 1 mijë ankesa për abuzim seksual ndaj fëmijëve

Më të lexuarat

Më shumë se 1,100 ankesa për abuzim seksual ndaj fëmijëve janë ngritur kundër Kishës Anglikane të Australisë, duke bërë që të nisë një hetim zyrtar me ngritjen e një komisioni të posacëm.

Akuzat, që datojnë nga viti 1980 deri në vitin 2015, janë bërë ndaj 569 figurave të kishës, duke përfshirë 247 klerikë të lartë, shkruan “BBC”

Kisha Anglikane ka pranuar se është duke u përpjekur të mbajë viktimat “sa më të qetë” për të mbrojtur reputacionin e saj.

Kryepeshkopi i Melburnit, Filip Freier tha se ishte “thellësisht i turpëruar” nga përgjigjet e kishës mbi këtë skandal.

“Dua t’i shpreh me pikëllim të thellë turpin dhe ngushëllimet e mia të gjithë të mbijetuarve dhe viktimave që janë detyruar të heshtin “, tha ai./SYRI.net/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit