Sulmet raciale në SHBA, FBI arreston 2 persona, vranë tre afroamerikanë

0
41

Autoritetet Amerikane kanë arrestuar dy persona të dyshuar për një seri vrasjesh të ndodhura në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara. Arrestimi i tyre u bë pas vrasjes së tre afro amerikanëve dhe plagosjes së dy të tjerëve brenda një periudhe të shkurtër kohore në Tulsa.

Në të gjitha sulmet ishte e perdorur e njëjta armë, ndërsa nën shënjestër kishin qenë në të gjitha raste njerëzit me ngjyrë. Dy të dyshuarit si autorë të këtyre krimeve u arrestuan pas një kërkimi të gjërë me përfshirjen e policisë lokale dhe të agjentëve federalë të FBI-së. Mendohet se të arrestuarit, Xhejk Ingland, 19-vjeç, dhe Elvin Uats, 32-vjeç, do të ballafaqohen me akuza për vrasje. /ballkanweb/kohaislame