10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

SULEJMANI I URTË E PYET MILINGONËN!

Më të lexuarat

SULEJMANI I URTË E PYET MILINGONËN!

Tregohet se Sulejmani i urtë alejhis-selam e ka pyetur milingonën: “Sa ushqim konsumon brenda vitit?”

Milingona i përgjigjet: “Për një vit ha tre kokrra farë.”

Atëherë Sulejmani alejhis-selam e mbyllë në një kuti dhe vendos tre kokrra farë. Pasi kaloi një vit, Sulejmani e hap kutinë dhe befasohet, sepse milingona kishte ngrënë vetëm një farë e gjysmë. Ndaj me hidhërim e pyeti: “Ti më tha që ke nevojë vetëm për tre kokrra farë, ndërsa tani ke ngrënë vetëm një e gjysmë.”

Milingona i përgjigjet: Kur jam në liri e di që Allahu nuk më harron në furnizim (rizk), ndërsa tani që më ke mbyllur në kuti, nuk jam e sigurt se nuk do të më harrosh, prandaj kurseva edhe për një vit tjetër.

| Përkthim: l.m. |

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit