10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Studimi/ Zbulohen gjenet përgjegjëse të autizmit

Më të lexuarat

Autizmi është një çrregullim neurologjik, i cili përfshin 1% të njerëzve. Disa studime të reja janë bërë nga një Universitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në tentim të gjetjes së faktorëve, të cilët ndikojnë në shfaqjen e këtij çrregullimi.

“Autizmi shkaktohet 80% nga faktori gjenetik, andaj zbulimi i saktë i gjeneve që marrin pjesë në këtë çrregullim është shumë i rëndësishëm”, tha Dr. Mark Daly një ndër profesorët pjesëmarrës në këtë studim.

Gjatë këtyre hulumtimeve u zbuluan 5 lloje të gjeneve, të cilat rrisin rrezikun e autizmit. Për të identifikuar këto gjene u përdorën gjenomet e 20.000 pacientëve me autizëm dhe 170.000 personave të tjerë, të cilët nuk vuanin nga ky çrregullim – shkruan NatureScience.

Gjatë këtij studimi u identifikuan për herë të parë edhe ndryshimet e gjenomeve mes pacientëve të cilët vuanin nga llojet e ndryshme të çrregullimeve të spektrit autik. Këto zbulime ndihmuan shumë në fushën e zhvillimit të teknikave të parandalimit dhe trajtimit të çrregullimeve të autizmit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit