Studim: Miqësia mes femrave dhe meshkujve nuk ekziston

0
54

Sipas disa njerëzve është krejtësisht normale që të ketë miqësi midis një femre dhe një mashkulli dhe shumica e këtyre njerëzve betohen se kinse ato janë miqësi të sinqerta. Por sipas një studimi të ri, ka gati gjithmonë tërheqje midis miqve meshkuj dhe femra.

Hulumtuesit nga University of Wisconsin-Eau Claire, Kanada, kanë studiuar një grup prej 400 individësh, duke i pyetur nëse ka pasur tërheqje nga ana e njërit prej anëtarëve të shoqërisë në të paktën një moment.

400 individët e përzgjedhur për studimin në fjalë ishte ndarë në dy grupe, i pari ishte përcaktuar nga mosha 18 deri në 23 vjeç, ndërsa grupi i dytë nga mosha 27 deri në 52 vjeç. Pas disa eksperimenteve të realizuara ,rezultatet treguan se meshkujt ishin ata, që kishin patur më shpesh tërheqje me miqtë e tyre femra. Femrat, nga ana tjetër, kishin më pak të ngjarë që të kishin tërheqje me miqtë e tyre meshkuj./shqiptarja/kohaislame