Studentët kosovarë në protestë, thirrje BE-së për liberalizimin e vizave

0
31

Studentët e Universitetit të Prishtinës përmes një proteste, kanë përsëritur kërkesën drejtuar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të miratojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Pjesëmarrësit në marshin protestues thanë se nuk e duan lirinë e lëvizjes për të ikur nga Kosova dhe as bërë punë të rënda, por për të treguar talentin e tyre, për të studiuar dhe për të fituar përvoja të reja, me të cilat do të ndihmonin zhvillimin e vendit të tyre, njofton Illyria.

Për dallim nga 24 dhjetori, kur studentët marshuan nga kampusi universitar deri te Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, këtë herë, studentët u ndalën te hapësira në mes ndërtesës së Qeverisë dhe ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Kështu, ata i bënë fajtorë për mungesën e liberalizimit edhe drejtuesit e këtyre dy institucioneve dhe përfaqësuesit politikë në Kuvendin e Kosovës.

Në fund, ata krijuan një rreth me flamuj të vendeve që lëvizin lirshëm në Zonën Schengen, duke mbajtur në dorë edhe një baner me mbishkrimin “A është izolimi vlerë e Bashkimit Evropian