7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Sokol Zogaj është sulmuar me shufra, Policia jep detaje të sulmit

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 07:00 është sulmuar një person zyrtar, saktësisht Sokol Zogaj, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit korrektues të Kosovës.

Zogaj është sulmuar me mjete të forta, shufra ndërsa është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:

“Prishtinë, 16 gusht 2017 –Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Ulpiana në Prishtinë, një person është sulmuar (dyshohet me mjete të forta – shufra), nga persona të dyshuar.

Bëhet fjalë për viktimën: S.Z mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK).

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore e policisë është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet, sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim trupor”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit