Sllovenia zgjedh Erdoanin “Personalitet botëror të dekadës së fundit”

0
48

Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin me seli në Lubjanë e zgjodhi kryeministrin turk, Tayyip Erdoan “Personaliteti Botëror i Dekadës së Fundit”.

Vendimin për të dhënë këtë çmim instituti slloven e mori me arsyetimin se z. Erdoan viteve të fundit është bërë një lider i njohur botërisht dhe që ndjekë politika pozitive në rajon.

Çmimin e lartpërmendur shefi i qeverisë turke e mori nga duart e presidentit honorar të institutit dhe ish-kryetarit të shtetit të Kroacisë, Stjepan Mesiç.

Ish-presidenti kroat tërhoqi vëmendjen se z. Erdoan e ka kthyer Turqinë në një aktore të rëndësishme të rajonit dhe më gjerë.

Ndërsa Kryeministri Erdoan u shpreh se çmimi, që ai mori nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin, do të konsolidojë urat lidhëse ndërmjet Sllovenisë dhe Turqisë./koha/kohaislame