16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

S’kam parë njeri më inteligjent dhe elokuent se Selimi!

Më të lexuarat

Më duket ishte muaj korrik viti 1979, kur unë dhe shoku im Miftari ktheheshim me aeroplan Tripoli-Beograd! Dhe, zakonisht në mbrëmje me tren nga BG për Prizren.
Atëbotë, meqë kishim kohë të lirë, atëherë vendosem bashk të shkojmë ta vizitojmë shokun tonë, Selimin, në Karaburmë, ku ai me familje banonte, sepse kishin kaluar 3 vite që nuk ishim takuar. Ne arritem para derës së banesës së tij, ishte ora përafërsisht 11:30-12:00, dhe i biem ziles disa herë, por nuk kishte asnjë përgjigjje! Atëherë zbritem shkallëve, dhe kur arritem në katin përdhesë aty në anën e djathëtë të godinës ishte boksi i postës për banuesit! Në në fillim vendosen t’i lëmë një letër dhe një paket cigare dhe të vijojmë rrugën tonë! Në ndërkohë, i them Miftarit: Të shkojmë edhe një herë të provojmë, mos vallë nuk na kanë dëgjuar?! Dhe, ja sapo i biem ziles vetëm një herë u hap dera! Fjala e parë që ju drejtuam zonjës, e cila e hapi derën, nga habia nuk ishte përshëndetje por: A është Selimi këtu? Ajo na thotë ja: Dëgjuesja e telefonit ishte e hapur! Sapo e marrë dëgjuesën, dëgjojë zërin e Selimit, i cili më drejtohet nga puna e tij:

Mirë se erdhet!
A më njofte kaq lehtë, pas tri vitesh a? – i them.
Si të mos njoh të në zë, kur kemi qëndruar dhe jemi shoqëruar pesë vjet! – më thotë ai. Dhe, vazhdon ai duke më thënë me këmbëngulje: Qëndron aty në shtëpi, kurse unë brenda gjysmë ore do të vijë!
Ani, po të presim! përgjigjem unë.
Posa u vendosem unë dhe Miftari në dhomën e pritjes së musafirëve, atëherë zonja e shtëpisë u prezentua, se është bashkëshortja e Selimit dhe na drejtohet:
A jeni për kafe apo për çaj?!
Çaj, thamë ne njëzërit!
Kështu, përderisa zonja e shtëpisë shkoi për ta përgaditur çajin, unë dhe shoku ime, shfrytëzuam rastin duke biseduar më zë të ulët, herë-herë edhe arabisht:
Selimi qenka martuar, që ne më parë nuk e kemi ditur! Ajo, edhe herën e parë sigurisht na ka shikuar, por nuk na ka njohur, andaj nuk e ka hapur derën. Sigurisht ka kontaktuar përmes telefoni, dhe i ka treguar Selimit se dy veta të panjohur po trokasin në derë!
Mirëpo, kur ne jemi kthyer sërish, sigurisht Selimi i ka thënë: Lëre dëgjuesën e telefonit hapur dhe hape derën kështu unë do ta dëgjojë zërin e tyre, meqë ata sigurisht janë dashamirët tonë! Biseden tonë e ndërpren kur zonja e shtëpisë erdhi me çaj, ndërsa ne ndihenin një turpshmëri meqë Selimi nuk është atu!
Kështu duke pritur kaloi një orë, dy, tre e kusur kur ja erdhi Selimi, që të gjithë u gëzuam pa masë!
Kur ne ju drejtuam: Na the se për gjysmë ore do të vish?
Po, përndryshe ju nuk do të qëndronit, përgjigjet ai, si zakonisht me zgjuarësinë e tij!
Kështu duke bërë muhabet për këto tri vite që nuk jemi takuar, dhe për ato pesë vite që kemi kaluar së bashku, ne u çmallëm plotësisht!
Atëherë pasi drekuam, Selimi sërisht na drejtohet në mënyrë kategorike: Do të qëndroni këtu së paku dy ditë meqë është Turniri i Beogradit, ku marrin pjesë: Partizani, C. Zvezda, OFK Begradi dhe Vojvodina! Përndyshe Selimi ishte tifoz i flakët i Partizanit, që atëbotë për te luante Xhevat Prekazi.
Kështu përkundër tentimit tonë se ne jemi të mendimit që në mbrëmja të udhëtonim me tren për Kosovë, ai me vendosmëri nuk e përfilli mendimin tonë, dhe ashtu vendosem.
Ne kishim ardhur nga Libia me këmisha me mëngë të shkurtra, por në BG edhe pse muaji korrik ishte kohë pak e ftohtë, andaj Selimi na dha nga një xhemper të bardhë për ta veshur para se të nisemi për në stadiumin e Partizanit!
Kështu ne qëndruam 2-3 ditë musafirë të Selimi, dhe ky ishte takimi i fundit me të!
Një ditë, 1 apo 2 Janar e marrë gazetën Rilindja, dhe duke shfletuar kur papritmas lexoj se në natën e Vitit të Ri dikush e ka vrarë përkthyesin e suksesshëm Selim Rushitin në shtipinë e tij!!!
Atëbotë kur e lexova këtë për herë të parë nuk munda t’i besoja syve të mi, por kur tentova të lexoj për të dytën herë, atëherë nuk shihja asgjë, meqë sytë ishin mbushur me lot!
Përndryshe Selim, pastë ndjesë shpirti i tij, atëbotë punonte si përkthyes në TANJUG, dhe sipas disa informatave, pas vitit 1981 drejtori serb, në mbledhje ndër të tjera kishte thënë:
“Ne duhet të flasim dhe të shkruajmë çdo gjë keq e më keq për shqiptarët!” Atëherë i kishin thënë se në mesin tonë është edhe një përkthyes shqiptar! Atëbotë drejtori serb urdhëron likuidimin e tij!
Pas këtij rasti isha në vizitë, ku e takova vëllain e tij Xhelali, i cili ndër të tjera më thotë:
Selimin e kanë ftuar shumë veta që ta festonin vitin e ri në ndonjë hotel, por ai u kishte thënë se vitin e ri do ta pret në rrethin familjar!
Dhe, ja këtu, vazhdon Xhelali, ishte i ulur Selimi, ndërsa plumbi nga jashtë përmes dritarës e godet në kokë, dhe deri sa ne duke e dërguar në spital ai ndërroi jetë!
Kështu pas hetimeve qëndrimi serb ishte se kjo 99% kjo ka ndodh rastësisht, ku një qytetar në anën tjetër të ndërtesës përballë duke festuar vitin e ri rastsisht ka gjuajtur dhe e ka goditur Selimin pikërisht në kokë! Ndërsa në mbledhjen komomorative kërkojnë nga familja Rushiti që t’i falin gabimin rastësisht atij serbi! Kurse përgjigja e familjes Rushiti ishte:”Ne nuk mund t’ia falim, por nuk të themi se do t’i hakmerremi”
Përndryshe unë gjatë jetës sime nuk kam parë njeri më i gjindshëm, intelegjent dhe orator se Selimi r.h.! Gjatë shkollimit pesë vjeqar në M.M.”Alauddin” në Prishtinë, kur ndonjë profesor na thoshte a e kuptuat këtë mësim, ne zakonisht thonim: Po! Por kur profesori thoshte kush prej jush është në gjendje ta përsërit atë që tham! Atëherë ne thuajse të gjithë fshiheshim njëri pas tjetrit, më përjashtim Selimi e ngritte dorën dhe i përseriste fjalët e profesorit, madje për ne edhe më qartë se sa profesori!
Kishte edhe profesor, që kur Selimi nuk ishte i pranishëm në klasë, thoshte: Nuk qenka koka në klasë!
Atëbotë kur ne mësonim, i thonim Selimit, ja ne po e lexojmë mësimin, kurse ti më pastaj na shpjego! Kështu ne përfitonim nga shpjegimet e tij, kurse ai nga leximet tona!
Kësisoj përfundon kjo, që më tej u shkëputën lidhjet me familjen Rushiti përafërsisht 4 dekada, meqë edhe ne ishim në mërgim! Kemi tentuar që të biem në kontakt, por nuk kemi arritur, përderisa vëllai i Selimit, Xhelali nga SHBA, në ditën e parë të agjërimit kërkon konfirmim përmes fb me të cilin herën e fundit jemi takuar në shtëpin e tij në BG, konkretisht në Karaburmë, në muajt e parë të vitit 1982! Po, Xhelali është shoku im, por ai është edhe vëllai i shokut tim të ngushtë, Selimi pastë ndjesë shpirti i tij!
Kështu, familjen Rushiti kurrsesi nuk mund ta harrojmë, sepse shpeshherë ishim musafirë të saj, e cila na ka pritur me bujari dhe muhabet të madh!
Me Xhelalin, që është në SHBA mbi tri dekada biseduam atë mbrëmje gjërë e gjatë, i cili më njoftoi për gjendjen e familjes së Selimit, dy djem e tij Qamil dhe Qemal Rushiti, me të cilët më pas biseduam!
Kurse Qemali sot më tha se pas pandemisë me kismet do të njoftohesh edhe me Selimin e vogël!
Kështu pas 4 dekadave

Mulaim Shehu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit