4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

S’ka viza, s’ka as dorëheqje!

Më të lexuarat

Qeveritarët kosovarë nuk e kanë në plan të marrin përgjegjësi për dështimin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian gjatë këtij viti, ashtu siç kishin premtuar vazhdimisht. Kërkesat e opozitës për dorëheqje s’po përfillen, shkruan sot Gazeta Zëri në Kosovë.

Zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë po e fajësojnë Bashkimin Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën deri në vitin 2020, ndonëse premtimet ishin se qytetarët do të mundin të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen pas miratimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Demarkacioni u miratua në mars të këtij viti, përderisa në vizitën e tij të fundit në Kosovë komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, deklaroi se koha reale për liberalizimin e vizave është viti 2020.

Në anën tjetër drejtuesit e partive opozitare po kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve shtetërorë, të cilët kishin premtuar heqjen e vizave gjatë këtij viti.

Por kryeministri Ramush Haradinaj, i cili liberalizimin e vizave e kishte premtuar qysh nga viti i kaluar, ka deklaruar dje se është në mospërputhje ideja që Qeveria e Kosovës të dorëhiqet për shkak të vonesave nga Bashkimi Evropian në raport me vizat

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit