Siria, populli në darën e krimit

0
34

Pasojat e luftës në Siri nuk janë të panjohura; lagje të bombarduara, civilë të vrarë dhe refugjatë që largohen. Shumë sirianë flasin për diçka tjetër që u shton frikën; një vale krimesh, jo ndryshe nga ajo e perjetuar ne Irak gjate konfliktit.

Prestigjiozja amerikane “Neë York Times” shkruan se nga Dera, në afërsi të kufirit me Jordaninë, në Homs, Damask dhe në qendrën tregtare të Sirisë, Alep, luftimet kane rrenuar shtetin. Madje edhe në lagjet ku perleshjet e armatosura jane te rralla, banoret thone se hajdutet vrasin me te dobetit apo komisariatet e policise nuk funksionojne sepse zyrtaret e tyre jane larguar.

Pengmarrja,dikur nje fenomen i rralle, tashme ka dale jashte kontrollit. “New York Times” tregon historine e nje biznesmeni, rreth te 40-ve, te cilit ju vendos nje pistolete prapa koke.

Fillimisht ai kishte menduar se u arrestua nga agjentet e qeverise. Tre rrembyesit i kerkuan familjes sse tij 15 milione paund sirianë apo 200 mije dollare. Ishin kriminele dhe jo pjese e ndonje grupi politik,tha ai. Per nje jave qendroi ne periferi te Alepit, i lidhur pas nje cezme, ne nje ndertese te vjeter, por nuk i mungoi ushqimi. U la i lire pasi i vellai pagoi 30 mije dollare.

Kryengritesit jane perpjekur te mbushin kete vakuum ligjor. Abu Mohamed, i cituar nga “New York Times”, tregon per patrullat qe mbrojne zona te caktuara nga hajdute dhe kriminele. Sirianet ne Alep apo dhe zona te tjere thone se i fshehin bizhuterite, nuk mbajne me para kur dalin jashte shtepive, banoret dhe pronare ne te gjithe vendin i kane vene dryrin pronave per t’i mbrojtur nga “perfituesit qe perzihen me luftëtaret”. Alepi ka hyre plotesisht ne anarki. Jo me kot çfare ndodh ne Siri krahasohet me Irakun e 2003, shume zona tani nuk kane me kontrollin shtypes te qeverise dhe jane bere arene e plaçkitjeve, dhunes dhe sektarizmit.

Ne shenjester jane dhe milicite e Assadit, te cilave u kane mbaruar burimet e financimet dhe permes dhunes sigurojne jetesen. Nje grup i te drejtave te njeriut “Woman under Siege” “apo Grate ne Rrethim” raporton per 100 raste te perdhunimit te vajzave ne te gjithe vendin dhe shume prej krimineleve jane anetare te milicive pro-qeveritare. /TCH