16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Siri: Avionët luftarak rus sulmojnë një treg në Halep

Më të lexuarat

Si pasojë e sulmit rus kanë humbur jetën 7 dhe mbi 20 persona janë plagosur.

Në një sulm të avionëve rus të ndërmarr ndaj një tregu dhe qendrës shëndetësore në Halep 7 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve të marra nga zyrtarë të mbrojtjes civile në këtë rajon thuhet se avionët rus kanë bombarduar një treg në lagjen Sukeri, vend ky që ndodhet nën komandën e opozitarëve. Burimet thonë se si pasojë e këtij sulmi si dhe një tjetër sulmi ndaj një qendre shëndetësore në po të njëjtin qytet 7 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur.

Bëhet e ditur se janë dërguar në spitalet më të afërta të improvizuara.

Ndërkohë theksohet gjithashtu se si rrjedhojë e sulmit shumë shtëpi, biznese dhe automjete janë dëmtuar. Zyrtarët bëjnë të ditur se grupet e shpëtimit janë duke punuar në vendet e goditura për të nxjerrë nga gërmadhat personat të cilët mund të jenë bllokuar.

(TRT)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit