5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Sindikata në Britani: Punëtorët duhet të marrin 3 ditë pushim në javë

Më të lexuarat

Fundjavat tre-ditore duhet të bëhen normë, kjo ishte kërkesa e sindikatës kryesore në Britaninë e Madhe, e cila argumenton se teknologjia e re krijon pasuri të mjaftueshme, shkruan Euroneës.

Sipas Sindikatës TUC, një javë pune katër ditore pa një reduktim të pagave është e arritshme në një kur kur teknologjia e re mund të rrisë produktivitetin duke ulur kohën e shpenzuar në punë.

“Në shekullin e 19-të, sindikatat kanë bërë fushatë për një ditë tetë-orëshe në punë. Në shekullin e 20, ne fituam të drejtën për një fundjavë dy-ditore dhe pushime të paguara”, tha sekretarja i përgjithshëm i Sindikatës, Frances O’Grady.

“Unë besoj se në këtë shekull mund të fitojmë një javë pune katër ditore, me pagë të mirë për të gjithë”, vazhdoi më tej ajo.

Sipas statistikave mbi 1.4 milion britanikë tani punojnë shtatë ditë në javë, ndërsa 3.3 milionë njerëz punojnë më shumë se 45 orë në javë.

Shumica e punëtorëve të anketuar nga sindikata thanë se stresi dhe orët e gjata në punë janë shqetësimi më i madh pas pagës dhe kjo mund të zgjidhet vetëm me një jave punë 4-ditore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit