Si të fitosh para? Ja formula e dijetarit arab për taksat, të cilën e zbatoi edhe presidenti i Amerikës

0
1090

Presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara, Ronald Regan në një artikull në New York Times botuar në vitin 1993, do të deklaronte:

“A mund t’ju ofroj këshillën e historianit arab të shekullit të 14-të Ibn Khaldun, i cili thotë:” Në fillim të perandorisë, normat e taksave janë të ulëta dhe të ardhurat janë të larta. Në fund të perandorisë, normat e taksave janë të larta dhe të ardhurat janë të ulëta “.

Dhe, jo, unë personalisht nuk e njihja Ibn Khaldunin, edhe pse mund të kemi pasur disa miq të përbashkët! ”

Edhe pse mund të pajtohemi ose jo me politikat ekonomike konservatore të Ronald Reganit, askush nuk mund ta mohojë gjenialitetin e  njeriut që ai citon – Ibn Khaldunit. Ai ishte shekuj përpara kohës së tij. Puna e tij monumentale, Mukaddime, botuar në 1377, është e vështirë të kategorizohet. Ai libër me tërësinë e tij, në të njëjtën kohë është një burim për historinë, islamin, shkencën, sociologjinë, ekonominë, politikën, luftën dhe filozofinë. Një bisedë mbi tërë librin nuk do të ishte e drejtë për Ibn Khaldunin dhe sasinë e madhe të njohurive që ai la për gjeneratat e mëvonshme. Në vend të kësaj, ne do të fokusohemi vetëm në disa nga idetë e tij ekonomike, të cilat disa shekuj më vonë formojnë disa nga idetë themelore që përdorim sot në taksat qeveritare.

Po, është e vërtetë që bota është e ndryshme në kohët moderne, por parimet themelore janë ende të njëjta; duhet të kujdeseni për konsumatorin për të fituar para.

Kush është Ibn Khalduni?

ibn-kalduni

Biografia e Ibn Khaldunit është e dokumentuar më së miri, kjo për shkak të autobiografisë së shkruar nga ai vetë. Emri i tij i plotë është EbūZejdd ‘AbdurraḥmānibnMuḥammadibnKhaldūnel-Ḥaḍramī; Ai erdhi në jetë në vitin 1332 në Tunizi, Afrikën e Veriut, në një familje andaluziane të pasur. Paraardhësit e tij, sipas tij, vinin nga fiset arabe të Jemenit, të cilët herët kishin emigruar drejt Afrikës së Veriut në fillim dhe më pas drejt Andaluzisë. Familja e tij ishte detyruar të largohej nga gadishulli Iberik në mes të pushtimit të Serviljes nga fqinjët e krishterë të saj.

Për shkak të pozitës së familjes së tij, që në moshë të re ai u arsimua nga mësuesit më të mirë në studimet fetare të Kuranit, hadithit, jurisprudencës dhe ligjit, si dhe shkencave si fizika, matematika, logjika dhe filozofia. Baza e tij e fortë në një shumëllojshmëri të gjerë të disiplinave do të ndihmonte në formësimin e të kuptuarit të tij të botës dhe mënyrën se si do ta analizonte atë.

Në fillimet e adoleshencës së tij, ai mbajti një numër postesh klerike të vogla në Afrikën e Veriut. Kur iu ofrua një punë në principatën e Granadës në Andaluzi në 1364, ai e pranoi këtë mundësi të volitshme dhe punoi atje si një diplomat i suksesshëm për qeverinë e Granadës, duke punuar për një traktat paqeje midis Granadës dhe shteteve të krishtera fqinje. Ndërhyrjet politike, megjithatë, bënë që ai të braktiste postin e tij dhe të kthehej në Afrikë, ku përpiloi  edhe veprën e tij më të famshme Mukaddime.

Të ardhurat tatimore

Thuhet se diskutimi i Ibn Khaldunit mbi ekonominë është pothuajse gjithmonë i lidhur me mënyrën e qeverisjes, dhe ngritjes dhe rënies së dinastive. Ai pretendon se dinastitë kanë një hapësirë të jetës së tyre natyrore, pothuajse kurrë nuk shkojnë më shumë se tre breza, në të cilën një dinasti e re ngrihet për ta zëvendësuar atë. E lidhur ngushtë me këtë jetëgjatësi, është një model taksash që ndihmon në përcaktimin se sa gjatë do të zgjasë një dinasti apo qeveri.

Në fillim të seksionit të tij mbi të ardhurat tatimore, ai përmend fjalën e cituar nga RonaldRegan më sipër, rreth taksave të ulëta që nënkuptojnë të ardhura të larta dhe taksa të larta që nënkuptojnë të ardhura të ulëta (për qeverinë). Në vazhdim, IbnKhalduni jep një arsye për këtë, ku thotë:

Arsyeja për këtë është se kur një dinasti ndjek orientimet e fesë, ajo imponon vetëm taksa të tilla si janë përcaktuar nga ligji fetar, siç janë zekati, tatimi mbi tokën dhe taksat lokale. Ato nënkuptojnë asete të vogla, sepse, siç e dinë të gjithë, tatimi mbi pronës është i ulët.

Sipas Islami, udhëzimet fetare në lidhje me taksat janë në fakt mjaft të ulëta. Zekati, i cila shkon tek kategori të caktuara njerëzish dhe jo qeveria, është vetëm 2.5% e pasurisë së akumuluar për një vit (në ar, argjend ose monedhë të përgjithshme). Taksat e tjera, duke përfshirë taksat e tokës, dhe taksat e lokale, nuk kanë qenë historikisht kurrë të mëdha në botën myslimane. IbnKhalduni këtu thekson se kur një qeveri i përmbahet parimeve islame dhe nuk përpiqet t’i taksojë njerëzit tepër, ata do të gjejnë sukses më të madh në gjenerimin e të ardhurave tatimore.

Qeveria e sinqertë

Lidhur me këtë, në pjesën tjetër Ibn Khalduni thekson se një nga arsyet që të ardhurat nga tatimet, edhe pse të ulëta, janë kaq të suksesshme është sepse sunduesi i dinastisë në fillim zakonisht është më i interesuar në unitetin dhe kohezionin e shtetit sesa për pasurinë e tij personale:

“Në fillim të dinastisë, të ardhurat shpërndahen midis bashkësisë dhe njerëzve që janë pjesë e grupit të sundimtarëve, në përputhje me dobinë e tyre dhe ndjenjën e grupit, sepse ata janë të nevojshëm për të stabilizuar dinastinë, siç e thamë thënë më parë. Në këto rrethana, udhëheqësi i tyre vepron në favor të tyre, duke mos u kërkuar të taksat që ata kanë për detyrë t’i paguajnë.”

Këtu Ibn Khalduni, duke e vënë theksin te mungesa e korrupsionit të qeverisë, na ofron një shpjegim logjik se pse taksat e ulëta janë efektive në periudhën e hershme të një dinastie. Përderisa qeveria është e interesuar për unitetin e shtetit dhe efektivitetin e qeverisë, të ardhurat tatimore do të përdoren për të mbështetur dhe forcuar zyrat e shtetit. Në të kundërt, kur një dinasti depërtohet nga korrupsioni, një pjesë të madhe e të ardhurave tatimore shkojnë direkt drejt shpenzimeve personale të sunduesit, taksat natyrisht duhet të rriten për të mbështetur përdorime të tilla.

Një shembull legjendar i kësaj ishte Kalifi i dytë i Islamit, Omar IbnulKhattab, i cili sundoi nga 634 në 644. Ai ishte i njohur të ketë dy kandila të ndryshëm që ai do të përdorte për të ndezur shtëpinë e tij. Njëri prej tyre blihej nga paratë e taksapaguesve dhe ai e përdorte atë vetëm për punë në cilësinë e tij zyrtare si udhëheqës politik i botës myslimane. Kandili e dytë blihej me paratë e tij personale, dhe ai e përdorte atë për punë të tjera përveç punës qeveritare. Arsyeja e tij për këtë ishte që të mos harxhonte paratë e taksave të shtetit për shpenzimet e tij personale. Kështu, gjatë sundimit të Omarit, Shteti Islam i sapokrijuar ishte shumë efektiv në shumicën e ndërmarrjeve të tij.

Ekonomia bazuar në uljen e taksave

Ibn Khalduni në vazhdim thekson një tjetër problem me taksat e larta:

Rezultati (i tatimit të lartë) është se interesi i subjekteve në ndërmarrjet kulturore zvogëlohet, kjo sepse, kur i krahasojnë shpenzimet dhe taksat me të ardhurat dhe fitimet e tyre dhe shohin se  fitimet janë të pakta, ata humbin çdo shpresë. Prandaj, shumë prej tyre distancohen nga të gjitha aktiviteteve kulturore. Rezultati është që të ardhurat totale tatimore të zvogëlohen, pasi (numri i) aseteve individuale zvogëlohet.

Me këtë Ibn Khalduni do të thotë se ata nuk do të nxiten për të investuar paratë e tyre në më shumë ndërmarrje biznesi. Arsyeja për këtë është e thjeshtë: ata kanë më pak para për të shpenzuar në biznesin e tyre, duke çuar në një kolaps ekonomik dhe kështu një rënie në të ardhurat tatimore në përgjithësi.

Kjo ide sot është një nga parimet themelore të ekonomisë bazuar në uljen e taksave. Njerëzit që mbështesin këtë metodë argumentohen  se korporatat dhe të pasurit duhet të kenë norma tatimore të ulëta. Normat e ulëta tatimore do t’u japin atyre më shumë para që mund të përdoren për të zgjeruar bizneset, duke u dhënë më shumë mundësi ekonomike ,përmes vendeve të punës, për ata që janë më pak të pasur.Për këtë arsye, kjo qasje quhet edhe ekonomi e shpërndarë. Kjo formon bazën e shumë politikave konservatore ekonomike në botën moderne. Politikanët konservatorë, siç ishte RonaldReagan, e kanë përdorur këtë qasje për të mbrojtur normat e ulëta tatimore për të pasurit kundër ideve më liberale ekonomike të taksave më të larta mbi të pasurit.

Përfundimi

Është e qartë se idetë ekonomike të IbnKhaldunit në lidhje me normat e taksave ishin shumë të zhvilluara, jo vetëm për kohën e tij, por edhe për kohët moderne. Megjithëse ai ka jetuar në vitet 1300, idetë e tij ende përbëjnë pjesën më të madhe të bazës për mendimin modern kapitalist. Idetë ekonomike dhe qeveritare që ofrohen në Mukaddime janë udhëzime të përjetshme që duhet të kenë një rol të qartë në botën moderne. Megjithatë, gjëja vërtet e mahnitshme është bisedë preku vetëm disa nga idetë rreth ekonomisë të paraqitura nga IbnKhalduni. Sepse vepra Mukaddime gjithashtu është e mbushur me filozofi rreth historisë, metodave të qeverisjes, fesë, sociologjisë, psikologjisë dhe edukimit. Me pak fjalë, gjenialiteti i vërtetë e këtij njeriu mysliman nga vendet e Afrikës së Veriut shkon shumë më larg se normat e taksave dhe idetë e tij rreth ekonomisë.

Përshtati nga arabishtja për radio Kontaktin,

Fatrit Beqiri