16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Si reguan dijetarët, kur Fatimitë (shia) e ndryshuan ezanin në Tunizi?

Më të lexuarat

Si reguan dijetarët, kur Fatimitë (shia) e ndryshuan ezanin në Tunizi?

Në afrikën veriore, konkretisht në Tunizi, në vitin 909 në pushtet kishte ardhur Ubjedullah El-Mehdiu, një shia ismailij. Dhe ky njeri me të ardhur në pushtet, filloi një fushatë agresive dhe të dhunshme kundrejt muslimanëve sunnij. Krimet i tij ndaj sunnive ishin të tmerrshme dhe shumë banale. Ndër ato padrejtësi ishte heqja e namazit të teravive nëpër Xhamia, pastaj kërkuan që të ndryshohet Ezani, duke ia shtuar ezanit shprehjen “Hajje ala hajr el-amel” (eja në veprën më të mirë) dhe ai myezinë që nuk e thoshte këtë shprehje, ndëshkohej ashpër. Një shembull i këtij ndëshkimi është transmetuar nga Arus el-Muedhin (317 hixhri), i cili ishte myezin në njërën nga Xhamitë. Disa shi’a e akuzuan se nuk i shtonte ezanit “Hajje ala hajr el-amel”. Si ndëshkim, ia prenë gjuhën dhe e vendosën midis syve të tij, ai u ekspozua nëpër rrugët e Kajravanit, pastaj u mbyt. Megjithatë, disa dijetarë e kuptuan qëllimin e ubejdive. Ata synonin ti synonin t’i zbraznin xhamitë nga adhururesit. Me qëllim që të evitohej kjo e keqe, ata lejuan që ezanit t’i shtohej kjo frazë, përndryshe situata do të shkonte për më keq. Njëri prej këtyre dijetarëve ishte Ebu Hasan Ali ibn Muhamed ibn Mesrur el-Abdi ed-Dabagi (359 hixhri), i cili ishte njeri i devotshëm dhe adhurues i denjë. Ai i kuptoi qëllimet e ubejdive shia dhe u tha muezinëve: “Thirreni ezanin, sipas sunetit në zemrat tuaja, pastaj kur ta keni mbaruar, shtoni “hajje ala hajr el-amel” , pasi Benu Ubejde dëshrion t’i zbrazë xhamitë, ndërsa kjo është më e lehtë për ju, se sa boshatisja e xhamiave.”

Shteti i fatimit vazhdonte në shumë mënyra tjera të përdhosë besimin e muslimanëve sunij, një nga këto krime ishte edhe futja e kuajve në xhami, kur i pyetën pronarët e tyre: “Pse po i futni në Xhami?” Ata u përgjigjën: “Bajga dhe urina e tyre janë të pastra, për shkak se ata janë kuaj të Mehdiut.” Një kujdestarë i xhamisë nuk i lejoi të hynin brenda. Ata e dërguan të el-Mehdiu, i cili e mbyti.
Kjo diktaturë shi’ite bënte krime të lloj llojshme, ndër këto krime ishte se nëpër dyer të dyqaneve kishin varur koka të deshëve dhe gomarëve në të cilat ishin ngjitur copa letre me emrat e sahabëve. Për pasuesit e sunetit kishin ardhur kohë të vështira, kush guxonte të fliste ose të kundërshtonte, ai mbytej dhe trupi i tij masakrohej.
Në sundimin e këtij mizori, shpesh detyronte njerëzit që ta prishinin agjerimin e Ramazanit para se ta shihnin hënën e re në muajin Shevval. Ata madje e mbysnin çdokënd që jepte fetva në të cilën nuk lejohej çelja e agjerimit pa e parë hënën. Ata e ndëshkuan dijetarin Ibn el-Hubula, gjykatësin e qytetit të Berkas për këtë arsye.
Por mizorët e tillë gjithmonë kanë pasur fund të tmerrshëm, Ibn Udhara ka thënë:
“Në fund të jetës së tij, Ubejdullahu u ndëshkua me një sëmundje të tmerrshme; te anusi i tij kishin filluar t’i dilnin krimba, të cilët ia hëngrën zorrët e tij. Kjo vazhdoi deri në vdekjen e tij.”

K.Gashi; shkëputur nga libri “Biografia e Salahudin Ejubit
VËLLIMI I, II DHE III”
Autor: Dr. Ali Muhammed Sallab

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit