16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shuma të mëdha të hollash për xhaminë e bombarduar në Minnesota

Më të lexuarat

Qindra mbështetës të komunitetit mysliman në Minessota kanë kontribuuar në renovimin e xhamisë së shkatërruar nga bomba që u vendos të dielën që po lëmë pas.

20,000 dollarë janë mbledhur që nga e mërkura pasdite, kur nisi mbledhja e fondeve.

Një mjet shpërthyes i improvizuar u hodh në zyrën e imamit në Qendrën Islamike Dar al-Farooq në Bloomington, duke prishur xhaminë, por pa shkaktuar viktima, fatmirësisht.

Kundër kësaj vepre raciste ka reaguar guvernatori i Minessotas, duke thënë se “shkatërrimi i bërë në këtë vend të shenjtë është thjesht i paimagjinueshëm, i pafalshëm, dhe është veprim terrorist”
Vendimi i guvernatorit për ta quajtur si ” sulm terrorizmi” është përshëndetur nga bashkësia myslimano-amerikane.
Por Presidenti Donald Trump dhe Shtëpia e Bardhë deri tani kanë heshtur ndaj sulmit. /MESAZHI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit