Shteti serb ia promovon librin ish-ushtarakut i dënuar për krime lufte në Kosovë

0
45

Ministria serbe e Mbrojtjes të mërkurën promovoi një libër nga një ish-shef i shtabit ushtarak i cili po e vuan dënimin prej 22 vjetësh burgim për krimet e kryera nga trupat serbe në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Një video-incizim ia mundësoi Gjeneralit Nebojsha Pavkoviq t’i adresohej pjesëmarrësve në një ceremoni ministrore nga qelia e tij në Finlandë. Ai tha se libri i tij, që janë pjesë të ditarit të tij që e kishte mbajtur gjatë luftës në Kosovë, paraqesin një “dëshmi heroike” të mbrojtjes së Serbisë nga “agresioni i NATO-s”, raporton AP.

Një tribunal i OKB-së për krime lufte e dënoi Pavkoviqin për depërtim, transferim të dhunshëm, vrasje dhe persekutim të shqiptarëve etnikë më 2009.

Serbia ka shënuar fushatën bombarduese të NATO-s me ceremoni që kryesisht nxisin ndjenja anti-Perëndimore që fuqizohet edhe nga propaganda pro-Rusi në mediat lokale të drejtuara nga shteti.

Ditari i ish-ushtarakut është i titulluar “78 Ditë në Përqafimin e Engjëllit të Mëshirshëm”, që, siç shkruan AP-ja, është i bazuar në propagandën serbe që deklaron rrejshëm se NATO-ja i dha fushatës së Kosovës emrin e koduar “Engjëlli i Mëshirshëm”.

Që kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq nisi ngritjen e tij politike më 2012, autoritetet serbe, sipas agjencisë amerikane të lajmeve AP, kanë mirëpritur kriminelë të dënuar të luftës dhe i kanë ndihmuar ata të bëhen pjesëmarrës aktivë në jetën publike dhe politike.