5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shteti i Ukrainës ka gaz të mjaftueshëm për 50 vitet e ardhshme

Më të lexuarat

Ukraina synon që deri në vitin 2020 të bëhet e pavarur nga gazi rus si rrjedhojë e prodhimit vendor i cili në vitin e kaluar mbuloi 50 përqind të konsumit të brendshëm

 

KIEV (AA) – Ukraina mund të furnizojë vendin me gaz natyror në 50 vitet e ardhshme, deklaroi ministri ukrainas për Industrinë e Minierave dhe Energjetikën, Volodymyr Demchyshyn, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, Demchyshyn tha se rezervat e Ukrainës përfshijnë totalin prej 1 trilion metra kub dhe se prodhimtaria është e barabartë me 20 miliardë metra kub të gazit natyror.

“Gazi jonë do të jetë i mjaftueshëm për 50 vitet e ardhshme”, ka thënë Demchyshyn.

Ukraina synon që deri në vitin 2020 të bëhet e pavarur nga gazi rus si rrjedhojë e prodhimit vendor i cili në vitin e kaluar mbuloi 50 përqind të konsumit të brendshëm si dhe mundësisë që të ruajë në sistemin e saj 50 përqind të nevojave të veta për gaz, ndërkohë që në sistemin e saj të ruajtjes aktualisht ka 16.7 miliardë MK të gazit natyror.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit