4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shqiptarët e bëjnë për pesë pare Federica Mogherinin në Facebook: Turp për ty

Më të lexuarat

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini sonte është ‘sulmuar’ me komente nga kosovarët, të cilët përmes një mobilizimi kanë adresuar qindra mesazhe në një postim të saj që e kishte bërë para disa ditësh për Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Një grup i madh i njerëzve nga Kosova, sonte nga ora 20:00 kanë nisur të shkruajnë komente të shumta, që kishin një mesazh të njëjtë.

‘Human Rights Power. But where are human rights for Kosovo?’, ky ishte mesazhi i kosovarëve drejtuar Mogherinit.

Mllefin më të madh ndaj saj e kanë për faktin që BE nuk po ia mundëson ende qytetarëve të Kosovës të lëvizin pa viza në zonën Shëngen.

Kujtojmë që kjo përfaqësuese e BE’së, me origjinë nga Italia doli kundër taksës 100% ndaj Serbisë, e tash së fundmi edhe kundër Ushtrisë së Kosovës.

Sipas raportimeve, edhe dialogu me Serbinë ka marrë këtë kahje si pasojë e çasjes së saj, duke mos harruar edhe deklaratat pro serbe.

https://www.facebook.com/f.mogherini/photos/a.158430797520644/2215730531790650/?type=3&theater

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit